Një tjetër debat është ndezur në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Einxhel dhe Monika janë përplasur për grupet e krijuara në shtëpi. Einxhel i është drejtuar se ajo ka një grup dhe Monika ia ka kthyer duke i thënë se dhe ajo ka grup me ata banorë që i shkon më shumë muhabeti.
“Me kë jam grup unë?”, ka insistuar Einxhel duke u acaruar sërish me Monikën. Në debat ka ndërhyrë edhe Donaldi, i cili prej dy spektaklesh duket se ka sërish trazira me Monikën./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CXL1VyUFYK-/?utm_medium=copy_link