• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Monica Bellucci pozon nudo në moshën 52 vjeçare

Aktorja italiane, Monica Bellucci ka pozuar nudo për kopertinën e revistës “GQ Italia”. Monica, 52 vjeç është nënë e dy vajzave dhe e divorcuar prej katër vjetësh nga ish-bashkëshorti i saj Vincent Cassel. “Të zhveshurit nudo më ka pëlqyer gjithmonë dhe trupi i një femre në moshën time është trupi i një femre të pjekur, një gruaje të matur, njësoj si dardhat. Mendoj që në moshën 52 vjeçare sensualiteti ndryshon dhe drejtohet në një sens tjetër. Kur je e re ka impulse të cilat nisen dhe ikin. Ndërsa tani nuk e di. Tani kemi gjithmonë nevojë vetëm për dashuri. Intimiteti dhe seksi duhet të sjellin me vete diçka më të thellë”, -thotë Monica për GQ Italia./revistawho.com