• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Momenti i sikletshëm i Nevina Shtyllës me mizën në mes të prezantimit

Nevina Shtylla ka marrë përsipër një angazhim të ri, prezantimin e Maratonës “Këngë moj”. E ftuar sot në “Wake up”, Nevina rrëfeu se i kishte munguar shumë publiku dhe po e shijon këtë projekt. Por tregon edhe ato momentet e sikletshme që ndodhin gjatë prezantimit.

“Është hera e tretë që bëhem pjesë e Maratonës dhe kam kaluar edhe vështirësi, të papritura, situata të sikletshme. Për shembull kur kemi qenë në Krujë më ka ndodhur një situatë komike. Bënte shumë vapë dhe ato dritat tërheqin miza, insekte dhe unë nuk e di se sa kam ngrënë. Ngaqë kisha lyer dhe buzët me shkëlqyes, më ngjitet një mizë në buzë. Publiku më pa dhe unë vendosa skeletën përpara. Të gjithë qeshën dhe e kaluam me humor”-tregoi Nevina.