Episodi special i “Friends” i shumëpritur nga miliona fansa prej muajsh, më në fund ka një datë zyrtare teansmetimi. Më 27 maj, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Courteney Cox, David Schwimmer dhe Matthew Perry do të ribashkohen dhe premiera do jetë ekskluzivitet i HBO Max.
Të gjithë aktorë kanë shpërndarë trailerin e serisë “The one where they get back together”.
Fansat janë të ekzaltuar, ndërsa videot e shpërndara nga të gjithë aktorët kanë marrë miliona klikime dhe komente. Tani na mbetet vetëm të presim e të shohim surprizën që kasti ka përgatitur për ne./revistawho.com