Moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, po jetojnë periudhën më të bukur pasi janë bërë prindër për herë të parë para 4 muajsh. Vogëlushi Noah i ka mbushur ditët e tyre me gëzim, por duket se kanë filluar edhe “xhelozitë” e para. Fatma ka publikuar një video, ku Noah i gjuan me këmbët e tij të vogla, teksa bën ‘muhabet’ me babi Alfionc, i cili po e thërret. “Babushit i japim muhabet, mamit shkelma”, ka shkruar moderatorja krahas videos.
Kujtojmë se çifti i njohur nuk e ka zbuluar akoma portretin e vogëlushit, pasi duket se duan të tregohen akoma të rezervuar meqë ai është akoma i vogël.