• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Moment sa një jetë”, kjo foto e Alfios nga Fatma do ju ëmbëlsojë ditën

Këto ditë jo pak të vështira kanë bërë që të gjithë njerëzit të vetizolohen pranë më të dashurve të tyre, duke respektuar të gjitha udhëzimet e dhëna rreth pastërtisë dhe higjienës personale.

Fatma Methasani ka ndarë së fundmi një foto të partnerit të saj, Alfio dhe karrocës së djalit të vogël, Noah.
Ashtu siç duket nga foto, familja po shijon rrezet e diellit, teksa shefi i kuzhines ka nisur dhe të pikturojë.
“Moment sa një jetë. Gjërat e familjes. Noah dhe babushi”, ka shkruar Fatma krah postimit të fundit ku duket se janë duke shijuar natyrën.
Mesa duket këto duhet të jenë ditët më të bukura, ku familja po shijon në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.