• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Moment i sikletshëm, Kendall dhe Kourtney përballen me ish-partnerët e tyre

Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian kanë qenë të ftuara në një festë ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme dhe duket se motrat kanë kaluar një moment të sikletshëm. I pranishëm në festë ka qenë dhe ish-partneri i Kourtney, Younes Bendjima, me të cilin ajo është shkëmbyer dhe vetëm është përshëndetur. Sipas burimeve të “E!News”, Kourtney e dinte se edhe Younes do ishte në festë, por nuk e kishte aspak problem, pavarësisht faktit se ndarja e tyre nuk ishte shumë e paqtë. Ata janë larguar pothuajse në të njëjtën kohë nga festa. Sipas “UsWeekly” edhe ish-i dashuri i Kendall, Ben Simmons, ishte i pranishëm. Ata kanë arritur me një orë diferencë dhe janë larguar me gjysmë ore diferencë. Motrat Kardashian janë të njohura që shkojnë mirë me ish-at e tyre, megjithatë gjithçka mund të jetë një rastësi./revistawho.com