• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moderatorja shqiptare zgjedh që për ‘Halloween’ të duket si Kylie Jenner

Kiara Tito ka zgjedhur që në prag të festës së ‘Halloween’ të zbulojë se cilin personazh do të ‘imitojë’ këtë vit. Moderatorja publikoi një foto ku shfaqej me flokët e gjatë deri në fund të belit dhe në ngjyrë kafe. “Kylie Jenner për këtë ‘Halloween’. Po ju?”, ka shkruar Kiara krah postimit të saj më të fundit në llogarinë në ‘Instagram’.

Nga fotoja e publikuar duket se Kiara ka arritur të duket si një kopje e Jenner. Fansat kanë nisur menjëherë të komentojë në llogarinë e Titos, duke i shprehur si çdo herë tjetër dashurinë e tyre. Kujtojmë se kohët e fundit Kiara ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar momente të ndryshme nga përditshmëria e saj./revistawho.com