• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moderatorja shqiptare zbulon emocionet më të veçanta nga pritja e ëmbël: Çdo gjë më duket rozë

Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe ka zbuluar prej disa kohësh se është në pritje të ëmbël. Për këtë arsye ajo u largua përkohësisht nga projektet televizive, megjithatë nuk ka ngurruar të publikojë foto të ndryshme me barkun e rrumbullakosur, duke mos fshehur emocionet e veçanta që ka ndjerë gjatë këtyre muajve pritje.
Së fundmi Lahe ka ndarë me ndjeksit e saj në ‘Instagram’ pamjen më të ëmbël me barkun, i cili është edhe më i dukshëm. “Me ty çdo ditë është një zbulim ndjesish të panjohura. Çdo gjë më duket e ëmbël, rozë”, ka shkruar moderatorja krah postimit të saj më të fundit. Në të nuk kanë munguar reagimet pozitive të gjithë fansave dhe pëlqimet e shumta në post rreth këtij momenti tepër të veçantë në jetën e Brunildës./revistawho.com