• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, vogëlushja e ‘zgjodhi’ vetë emrin dhe ditën e lindjes

Duket se pritjes së ëmbël për moderatoren, Brunilda Lahe, i ka ardhur fundi. Ajo është bërë për herë të parë e një vogëlusheje të quajtur Hana. Brunilda ka zbuluar se në fakt nuk ishte ky momenti kur e prisnin vogëlushen, por duket se ajo e zgjodhi vetë ditën dhe orën e saj të lindjes, pasi erdhi para kohe. Po ashtu Brunila tregon se vogëlushja erdhi dje, kur hëna shndërriste ndaj zgjodhën ta quajnë Hana. Moderatorja shprehet se ajo dhe Hana e vogël gëzojnë shëndet të plotë dhe redaksia e ‘Who’ i uron vogëlushes jetë të gjatë.

View this post on Instagram

Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi… Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere. Fale ekipit te @spitaliamerikan 2 une dhe HANA jemi shume mire. Faleminderit me zemer te gjitheve qe asistuat ne lindjen time! Dr. @jolalulo per gjithe profesionalizmin, sigurine, qetesine gjate gjithe ketyre muajve mirenjohja dhe vleresimet qe do te te bej nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme. Ju faleminderit te gjitheve ju qe e keni bere te bukur kete rrugetim timin me fjale te bukura e gjeste te kujdesshme. Faleminderit per cdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot ne kohe secilit. 🤗🤗🤗

A post shared by Brunilda Lahe – Mom to be 🤰 (@brunildalahe) on