• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moderatorja e njohur i fton të gjithë të qeshin dhe kërcejnë me këto xhirime të papublikuara më parë

Moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu ka ndarë së fundmi në ‘Instagram-in’ e saj një video ku shfaqet gjatë xhirimeve të emisionit që ajo drejton ‘Prive’.

Spahiu shfaqet mjaft në formë, e kuruar deri në detaje dhe duke kënduar e kërcyer teksa bëhet gati të xhirojë puntatat e radhës.

Liberta ka dashur që të gjithë të qeshin me të, duke treguar se këto pamje janë xhiruar disa kohë më parë sepse tashmë i gjithë vendi është vetizoluar.

Ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh, duke i pohuar Libertës se i mungon tashmë prezenca e saj në ekran dhe programi ‘Prive’./revistawho.com