• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Moderatorja e njohur e ‘Top Select’ rikthehet në ekran me një program të ri

Mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Top Arena” për të komentuar ndeshjet e Kupës së Botës ndër të ftuarit ishin edhe dy ish-moderatoret e njohura të emisionit “Top Select”, Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani. Nëse për Kiarën tashmë e dimë që ka lëvizur drejt ‘Klan’ me një emision të vetin, për Liesën ende nuk dimë gjë. Prandaj gjatë emisionit Manushi e ka pyetur bjonden simpatike për sezonin e ri televiziv.

E vetmja gjë që zbuloi ishte: “Po, në shtator do të rikthehem në ekran me një program të ri, ndryshe nga ‘Top Select’-i, ku fokusi ishte te muzika dhe te showbizi”. Detajet e tjera, Liesa nuk i zbuloi. Na mbetet të shohim ku do e çojë sezoni ‘i ndryshimeve’ moderatoren e njohur./revistawho.com