• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Modelja e njohur tregon ‘betejën’ e saj me ankthin përpara kalimit në tapetin e kuq

Ajo është një nga emrat më të njohur në fushën e modës, pasi ka sfiluar për disa nga emrat më të rëndësishëm si: Versace, Dior dhe Michael Kors. Pavarësisht se ajo duket se ka shumë besim në vetvete, modelja 21-vjeçare Bella Hadid, ka treguar për ankthin e saj të madh përpara se të dal në publik. Bella Hadid ishte e ftuar në emisionin e nënës së saj, ‘Yolanda’s new Lifetime’, ku ka thënë se intervistat dhe parakalimi në tapetin e kuq e kanë bërë shpesh herë të qajë.

Rezultate imazhesh për bella hadid cried when passed through red carpet

Bella ka treguar se është shumë më ndryshe nga motra e saj, Gigi Hadid, e cila ka një tip shumë ‘moskokëçarës’. “Unë kam qenë gjithmonë e rezervuar, unë më parë filloja direkt të qaja dhe të dridhesha e gjitha nëse do më duhej të jepja intervista në tapetin e kuq, sepse është diçka shumë shkatërruese për nervat dhe e frikshme në të njëjtën kohë.” ka treguar Bella Hadid. Megjithatë modelja ka filluar ta kalojë pak nga pak këtë problem që njihet edhe në psikologji si ankthi social. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për bella hadid cried when passed through red carpet