• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Modelja e njohur në zi, ndahet nga jeta mikja e saj e zemrës: “Do të të dua përgjithmonë…”

Modelja shqiptare Angela Martini ka ndarë me të gjithë ndjekësit, lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një njeriu shumë të dashur për të. Marisa, të cilën Angela e konsideronte më shumë se motër ka ndërruar jetë. Në dedikimin prekës kushtuar saj, modelja ka treguar lidhjen e fortë emocionale që kishte me të dhe impaktin që kishte pasur nga dita e parë që ishin takuar. Ngushëllime Angela!
“Këto janë fjalët më të trishta që kam dashur të shkruaj ndonjëherë. Engjëlli im, mikja ime më e mirë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më. Marisa, 8 vite më parë kur u takuam, ti më ndryshove jetën. Më bëre më të fortë, më të zgjuar e plot vetëbesim. U bëra e fortë si një plumb falë teje. Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote ishte përtej fjalëve dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! Mendimi i vetëm që më jep shpresë është se e di që gjithçka është e  përkohshme, pasi ne jemi të gjithë të përkohshëm në këtë botë. Prehu në paqe! Do të të dua përgjithmonë!”/revistawho.com