• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Modë

Veshje për të gjithë familjen, “A&M Clothes” vjen në Tiranë

Tani nuk ka më nevojë të shëtisni në 100 dyqane për të plotësuar kërkesat e të gjithëve. Veshje shumë të bukura për të gjithë familjen mund t’i gjeni me një shëtitje të vetme tek e famshmja “A&M Clothes”. Edhe për mamat shtatzëna…

Sepse “A&M Clothes”, një emër tashmë i afirmuar në tregun ndërkombëtar, ka mbërritur më në fund në Tiranë!

Prej vitesh “A&M Clothes” operon në treg si një rishitës i suksesshëm dhe i besueshëm i markave më në zë europiane si: Jack & Jones, Vila, Only & Sons, Vero Moda, Only, Selected, Tom Tailor, Pieces, Blue Seven, Name IT. I shtrirë gjerësisht në Ballkan, përfshirë këtu Kosovë dhe Mal i Zi, por edhe më gjerë në Europë, “A&M Clothes” prej 31 marsit ka nisur aktivitetin edhe në Tiranë.

Me më shumë se 20 dyqane në Ballkan dhe Europë tashmë e gjeni në kryeqytet, respektivisht me dy dyqanet e saj në “Ring Center” dhe “QTU”.

“A&M Clothes”, është projektuar për të gjithë familjen, ku secili do të gjejë veten.  Tendencat e fundit të veshjeve për femra dhe meshkuj që duan të jenë “IN” në çdo kohë, veshje për mamin dhe për babin, veshje për fëmijë dhe adoleshentë, veshje për gratë shtatzëna, por edhe veshje për masat e mëdha. Pra për të gjithë! Dhe çmimet janë fantastike! Ky ka qenë çelësi i suksesit të “A&M Clothes” përgjatë gjithë këtyre viteve në tregun ndërkombëtar, një sukses prej të cilit tashmë mund të përfitojmë edhe ne.