• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Këshilla, Modë

Të gabosh është njerëzore, të korrigjosh sërish njerëzore! – nga Ardi Asllani

Dalim nëpër dyqane, provojmë, kërkojmë, blejmë, ngarkohemi, mbushim çantat e bagazhet për të shpërthyer më pas dollapet e garderobat, kjo ndodh sigurisht kur ndërrohen stinët por dhe kur uljet fillojnë ndjeshëm!
Dhe gjendemi përballë pasqyrës me pikëpyetjen e kombinimit që jo gjithmonë është i duhuri, sigurisht ka raste që dhe vetë se besojmë çfarë perfeksioni kemi arritur por më së shumti dilema nuk na lejon ta shijojmë këtë moment antistres në një stres në vete, por janë disa rregulla që nëse do t’i kemi parasysh, marzhi i të gabuarit do të jetë më i vogël!

Të tregosh më shumë seç duhet:
Dekoltetë, transparenca janë detaje që vajzat kanë shumë dëshirë t’i përdorin sepse të gjithave i pëlqen të luajnë me sensualitetin e tyre, por kujdes sepse kalimi nga seksi në vulgaritet realisht është i menjëhershëm, kështu nëse i pëlqeni format tuaja, dekoltenë, butësinë dhe ngjyrën e lëkurës tuaj duhet të keni parasysh binomin orë\destinacion pra jo çdo veshje është e përshtatshme për orarin, destinacionin ku jeni nisur kështu që dekoltenë, transparencën si dhe format në dukje lërjani orëve të mbrëmjes dhe destinacioneve festive!

E tepërta është e tepërt:

Një nga frazat më të famshme që mbahet mend nga mësimet e të famshmes Coco Chanel kohët e fundit është kuptuar për së prapthi. Zonja e kostumeve unike sygjeronte të vendosemi përpara pasqyrës dhe të eleminojmë disa gjëra të panevojshme nga pamja juaj përpara se të dalim nga shtëpia, një teknikë e përdorur nga zonjat në vite e vite për t’i dalë përpara çdo të papriture… Shumë herë në këtë lojë kanë gisht dhe rrjetet sociale, të cilat kanë ngatërruar mendjen tuaj. Fotot e shfaqura shërbejnë si reklamë pra janë si vitrina e një butiku në celularin tuaj, por a do të ishte e udhës që të vishnim ose të mbanim cdo aksesor që gjendet në këtë vitrinë? Mikesha të dashura, koha e krishtlindjeve ka kaluar dhe pema ka dalë jashtë funkisonit!

Fallco:

Sa shpesh po e dëgjojmë këtë frazë vitet e fundit , fallco apo origjinale… Shpesh herë na ndodh të hedhim sytë rrugëve të Tiranës dhe logot e brand-eve ndërkombëtarëbna mbijnë ngado në çanta, aksesorë, veshje, T-shirt, kudo. Në pjesën më të madhe në versionin fallco, duke ruajtur identik formën ose duke i shtuar lule e flutura që as drejtorit artistik të brand-it nuk do t’i kishte shkuar në mendje!
Ka vite që kjo na trazon mendjen dhe identitetin por nëse nuk bëni dot pa një ‘Birkin’, blini një ‘shopping bag’ në vende të cuditshme dhe kombinojeni me një t-shirt me domethënie dhe kështu evitoni të blini për 50-100 mijë lekë (ndoshta dhe më shumë) një cantë plastike, vetëm pse ka logon dhe është një kopje e shëmtuar që nuk do ta gëzoni më tepër se 2 muaj sepse do t’ju çahet e plasaritet! Merrni mikeshat tuaja dhe ofrojini një Sushi me ato para, sepse dhe Sushi ju mban në trend!

Gjatësitë e papërshtatshme:
Nëse keni blerë xhinse të reja dhe mezi prisni që t’i vishni, sigurisht që më parë duhet ti shkurtoni sepse gjatësia mund të jetë një problem optik ose kthejini nga brenda nëse trashësia e materialit ju lejon ta fshihni (dhe Ikona e stilit Olivia Palermo e bën kështu që është e lejueshme) ose përndryshe hiqni dorë dhe vishni xhinset e vjetra, derisa të rejat të shkurtohen dhe kështu evitoni ato rrudhat e palat e tmerrshme që ju deformojnë dhe formën e këmbëve kur pantallonat bien mbi këpucë. Kini kujdes nëse këpucët janë me takë të lartë dhe xhinsi është i stilit ‘boyfriend’ atëherë gjatësia duhet të jetë deri në fund të takës, pak pa prekur tokën!

Këmishë në gjoks bollshëm

Nëna natyrë i ka dhuruar disa femrave gjoks që kalon masen nr 4, por ka harruar t’u vendosë etiketën e shkruar “visheni me kujdes” dhe “kujdes” do të thotë që të dish ta vlerësosh dhe të përshtatësh veshjen e duhur me ato forma të dhuruara me bujari! Këmisha psh është një prej veshjeve që duhet bërë shumë kujdes sepse nuk i përshtet shumë këtyre përmasave. Ndonjëherë rrezikojmë të qëllojmë dikë me shpërthimin e kopsave nga presioni apo sa e shëmtuar është hapja që krijohet ndërmjet kopsave, ose sa vulgare na është dukur një këmishë të zbërthyer deri aty ku nuk mban… Ndaj kujdes me këmishën! Rrezikoni shumë!/revistawho.com

CLOSE
CLOSE