Të veshësh një pulovër edhe pse disa numra më të mëdhenj, nuk të pengon të dukesh elegante. Stilistët këtë vit kanë menduar të na e bëjnë më të lehtë dimrin duke sjell në trend pikërisht këtë formulë. Kur bën ftohtë ne jemi të kufizuar në përzgjedhjen e veshjeve të trasha që na mbajnë më ngrohtë, por nuk jemi gjithmonë të sigurt nëse dukemi apo jo elegantë sidomos kur bëhet fjalë për në një ambjent pune apo dalim për darkë. Por të qënit elegant, ndërkohë që ke veshur një pulovër të trashë tashmë është e mundur dhe për këtë ne kemi përzgjedhur disa modele kombinimesh nga sitlistët më me zë, të cilat ju mund ti përshtasni me garderobën tuaj.