• youuinsttaaffccbb
TEST
Këshilla, Modë

E zeza, më tepër se një ngjyrë! – nga Ardi Asllani

Nga veshjet e ngushta tek ato oversize, nga e përditshmja tek veshjet e mbrëmjes… Nga prakticiteti tek luksi i shfrenuar, kjo pra është e zeza, jo vetëm një ngjyrë!
Është elegante, dobëson, kombinohet shpejt dhe nuk lë vend për kritika, nuk identifikohet me një stinë, të jep siguri në vetvete ndaj jo më kot është quajtur pasaporta e të gjitha ngjyrave në veshje!
Ka shumë tipologji veshjesh qe nuk do të kishin kuptim nëse do të propozoheshin në ngjyra të tjera madje do të përcillnin një imazh vulgar si psh fustanet e ngushta deri tek gjuri, pantallonat e drejta prej lëkure si dhe çizmet e zeza me super takë, ndaj në të gjithë përllogaritjet që janë bërë sipas statistikave prej 20 viteve, produktet e propozuara në ngjyrë të zezë janë sigurisht produktet më të shitura!
A e kishit menduar ndonjëherë që e zeza di të jetë seksi, por njëkohësisht nëse do të jesh brenda kornizave vish diçka të zezë, nëse je mbipeshë mos ju ndaj të zezës… Por nëse sensualiteti duhet të jetë në maksimum atëherë një fustan tantelle do të kish vlerë vetëm në ngjyrën e zezë, por nëse këtë tantellë e kombinojmë me lëkurë të zezë dhe aksesorë të argjendtë atëherë ajo kthehet ekstremisht provokuese duke lënë mënjanë sensualitetin e mëparshëm.
E zeza padiskutim që solli një ndryshim thelbësor në garderobën e të gjitha femrave që prej viteve ‘60 pas propozimit në masë në ato vite prej Shtëpisë Franceze të Modës Y.S.L dhe që prej atëhere vazhdon mbetet kryefjalë…
Por padiskutim na duhet të pranojmë që e zeza në përdorim të pakujdesshëm mund të kthehet e rrezikshme për paraqitjen tonë, e mërzitshme herë pas here kështu që bëni kujdes aq më tepër kur thoni: “Po e blej këtë bluzë sepse kam një palë pantallona të zeza që e kombinoj!”.
Iku koha kur e zeza mund të kombinohet me gjithçka ose kur raportet e saj janë 50 me 50. Bëni shumë kujdes, e zeza me ngjyrat e çelëta do tepër delikatesë të qëndrojë pranë, kombinimi i të zezës me të kuqen gati gati është kthyer në një klishe të dalë nga përdorimi!
Por ajo vazhdon të mbetet triumfuese gjithmonë kur bëhet fjalë për të mbuluar veshje të ngjyrave të tjera në funksionin e palltove, xhaketave, kimonove aq më tepër kur nuk kemi ndërmend të shpenzojmë shumë për garderobën në çdo sezon. Kështu që vërtetë e zeza mund të na shpëtojë në çdo rast, por duke mos dashur ta kthejmë në një argëtim të mërzitshëm duhet t’i thërrasim në ndihmë fantazisë!

CLOSE
CLOSE