• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Moda, VIP-at dhe Instagrami urdhërojnë: Blini këpucë transparente

Takat transparente janë trend i pranverë-verës së 2021-shit. Po, prej kohësh janë në qarkullim, por vetëm tani po ja shohim shumë vajzave të njohura të shoëbizit dhe shumë shpejt po kthehen në modë. E bukura e tyre është fakti që mund të kombinohen me çdo gjë. Arsyeja? Janë transparente dhe s’keni nevojë të kombinoni ngjyra për t’i përshtatur me veshjen.

Klea Huta, Elita Rudi, Lori Hoxha, Era Istrefi, Luana Vjollca, Oriola Marashi janë disa nga vajzat që i kanë në garderobën e tyre këto taka.

Klea, Lori, Oriola dhe Era i kanë kombinuar këto taka me veshje glamuroze. Elita i ka veshur gjatë një shëtitje ndërsa Luana për një nga klipet e saj.

Duke mos harruar edhe vajzat e “Përputhen”, si Ana, Sindi apo Antonela, të cilat i shohim çdo ditë në ekran.

Po ju a i keni këto taka në garderobë apo do mendoni t’i bleni pas këtij artikulli?