Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, sërish koha është e ftohtë e me shi, prandaj çdo mëngjes e kemi të vështirë çfarë veshje të zgjedhim. Prandaj në ndihmë na vijnë vajzat e famshme të Instagramit, të cilat këto ditë kanë kthyer në modë xhinset dhe trikot.
Megjithatë është një detaj që nuk duhet harruar: një kopsë e trikos duhet mbajtur zbërthyer, siç ka vepruar Viola Spiro, Megi Ndokaj, Anxhelina Hadërgjonaj apo Argjira Spanca.
Nëse triko është e shkurtër mjaftueshëm, kopsat bëni mirë t’i mbani mbërthyer si Kejvina apo Rina.
Ose mund të veproni si Chiara Ferragni.
Këtë veshje jo vetëm mund ta krijoni pa harxhuar para, sepse fundja të gjithë kemi një palë xhinse dhe triko në dollap, por edhe do dukeni të veshura ngrohë dhe seksi.