Ata që e kanë parë në teatër, me siguri do t’ia shkëmbenin fuqinë e interpretimit për së gjalli me të gjithë rolet e ekranit. Edhe për nga numri i roleve, teatrot e mundin atë të filmave. Por të gjithë e njohim fuqinë e ekranit të vogël, ndaj edhe pyetjes që bëmë në profilin e revistës Who në Instagram se cili është roli i preferuar i Ndriçim Xhepës, ndjekësit tanë iu përgjigjën me rolet e dhjetëra filmave që Ndricim Xhepa ka luajtur. Shumë e duan për rebelimin e Benit tek “Hije që mbeten pas”. Të tjerë për sharmin e drejtorit në “Treni niset në shtatë pa pesë”. Plot përgjigje ishin për Gencin te “Unë e dua Erën”. Por në fund kush fitoi? Po sigurisht që Toma. Ku ta kuptosh Ndriçim Xhepën pa atë xhup lëkure, kamion-rrangallë e atë vështrim menefregist (edhe pse në vitet ’80 do ta kishim quajtur tjetërlloj)?
Toma i Flutura në kabinën time” është fituesi i sondazhit tonë. Edhe mbase për pak nostalgji. Se Ndriçimit, për fatin tonë, nuk i ka ngelur sahati në filmat e para’ 90-ës. Ka qenë po aq aktiv, e mos më shumë, edhe në pas në filma si “Lindje Perëndim Lindje”, “Milenium”, “Tej fasadës”. Ama, ne do ta duam e pëlqejmë përherë ai shofer Tomën, që e mundi dashuria. Dje, në ditëlindjen e tij, ne kujtuam disa nga rolet më të bukur të Ndriçin Xhepës, të cilit bashkë me vitet urojmë t’i shtohen edhe rolet. Se e kemi si ujët e pakët.