Në vjeshtën e 1943, ushtarët gjermanë në Itali filluan të arrestojnë hebrenjtë italianë dhe ti deportojnë ata- 10.000 njerëz u dërguan në kampet e përqëndrimit gjatë okupacionit nazist dy vjeçar. Shumica prej tyre nuk u kthyen kurrë. Por në Romë, një grup doktorësh shpëtuan të paktën 20 hebrenj nga i njëjti fat, duke i diagnostikuar ata me Sindromën K, një sëmundje vdekjeprurëse. Spitali 450 vjeçar “Fatebenefratelli” shtrihet mbi një ishull të vogël në mes të lumit Tiber të Romës, përmes “getos” së hebrenjve. Kur nazistët bastisën zonën në 16 Tetor 1943,një grusht hebrenjsh vrapuan drejt spitalit katolik, ku iu dhanë me shpejtësi kartela që lexonin “Sindroma K”. Sëmundja nuk ekzistonte në ndonjë tekst mjekësor apo tabelë mjeku . Në fakt, nuk ekzistonte fare. Ishte thjesht një kod i shpikur nga doktori dhe aktivisti anti-fashist Adriano Ossicini, për të ndihmuar ndarjen ndërmjet pacientëve realë dhe atyre që ishin të shëndetshëm por të fshehur. (Disidentët politkë dhe një stacion radioje nëntokësor, revolucionar, ishin strehuar gjithashtu aty, nga regjimi fashist Italian.) Sëmundja false ishte gjallërisht e imagjinuar: Dhomat që mbanin vuajtësit e “Sindromës K” ishin përcaktuar si infektive dhe të rrezikshme- duke i bindur inspektorët nazistë për të mos u futur aty dhe fëmijët hebrenj ishin udhëzuar për tu kollitur, në imitim të tuberkulozit, sa herë që ushtarët kalonin përgjatë spitalit.
“Nazistët menduan se ishte kancer ose tuberkuloz dhe ata u zhdukën si minjtë”, i tha BBC në 2004, Vittorio Sacerdoti, një doktor hebre që punonte në spital me një emër të rremë. Një tjetër doktor që orkestroi gënjeshtrën e shpëtimit të jetëve ishte kirurgu Giovani Borromeo, i njohur më vonë nga organizata e përkujtimit të Holokaustit të Izraelit Yad Vashem si “Virtuozi ndër kombe”.
Në 21 Qershor, Spitali Fatebenefratelli u nderua si një “Shtëpi e jetës” nga Raoul Wallenber Foundation, një organizatë amerikane që i dedikohet nderimit të akteve heroike gjatë Holokaustit. Me këtë rast, 96 vjeçari Ossicini dha një intervistë për revistën italianë “La Stampa” rreth “shpikjes” sëmundjes.