• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Mjekët dhe shpikësit e vaksinës nuk janë aspak njerëzit më me ndikim për 2021-in. Është Britney Spears!

Britney Spears u rendit e para në sondazhin e këtij viti të “TIME”. Në sondazhin e zhvilluar si çdo vit tjetër për lexuesit e një prej mediave më me ndikim në botë, artistja mori 1.8 milion vota.

Kështu, zyrtarisht ylli i popit është personi më me ndikim në botë për 2021-in. Kjo renditje nuk është aspak çudi edhe për faktin se gjithë bota i doli në krah me zhvillimin e një fushate, udhëhequr nga fansat e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare të së atit.

Punonjësit e Kujdesit Shëndetësor u renditën në vendin e dytë me 3.1% të votave. Ndërsa fituesit e vendit të tretë janë Zhvilluesit e Vaksinave, të cilët morën 2.5% të votave të lexuesve.

Grupi korean BTS mori vendin e katërt me 2.1% të votave./revistawho.com