• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

“Miss Universe Albania & Kosovo” zbulon datat dhe surprizat e 2021-it

“Miss Universe Albania & Kosovo” do mbahet në dy netë speciale më 8 dhe 9 korrik.

Në natën e parë do prezantohen konkurentet dhe çmimet speciale dhe në natën e dytë do mabhet finalja e madhe ku do zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.

Presantuesit e natës së parë do jenë Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani.

Ndërsa në natën finale më 9 Korrik do marrin pjesë si të ftuar specialë:

Dafina Zeqiri;

Alban Skenderaj;

Anxhela Peristeri;

Redon Makashi;

Kamela Islamaj.

Nata finale do drejtohet nga Ardit Roshi, Cindy Marina dhe Franceska Jaçe.

Spektakëli do jetë i garantuar dhe emocione do ketë pafund, si dhe për herë të parë një after-party i paharrueshëm me muzikë live dhe të ftuar specialë, në “Adorions Amor Palace”.

Miss Universe do transmetohet dy netë në 21:00, live, në Vizion Plus dhe Klan Kosova./revistawho.com