• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Miss Universe Albania 2016” shpallet Linda Idrizi (FOTO)

Pas 8 javësh transmetim në ekranin e “Vizion Plus”, ka ulur dje siparin në një mbrëmje madhështore edicioni i rradhës i “Miss Universe Albania”… Një natë show e mbushur me performanca artistike dhe emocione të forta, në fund të së cilës juria e përbërë nga 8 personalitete të fushave të ndryshme vendosi që fituese të shpallej Linda Idrizi. Bukuroshja me sytë e shkruar e flokët kaçurela mori votën maksimale nga juria për të përfaqësuar kështu Shqipërinë në eventin më të rëndësishëm të bukurisë në botë. Çmimi u dorëzua nga Anisa Kospiri, bukuroshja shqiptare që ka qenë e para që na ka përfaqësuar në “Miss Universe” duke arritur rezultatin më të lartë deri tani.

 

Foto: Altin Çelmeta