Një nga situatat më të nxehta këtë javë në “Big Brother VIP” ka qenë misioni i Beatrix. Ajo duhet të hiperbolizonte situata të caktuara në shtëpi dhe zgjodhi të xhelozonte marrëdhënien Egzona-Donald. Sjelljet e saj prekën shumë moderatoren e cila shpërtheu në të qara dhe madje ka marrë edhe ilaçe pas sherrit. Diskutimi derivoi me përfshirjen e ish banorëve dhe opinionistëve të cilët siç duket janë në një mendje: “Egzona e ka ekzagjëruar me reagim dhe nuk duhet të sillej ashtu”.
Sipas tyre fakti që ajo vërtetë nuk ka asnjë ndjesi për Donaldin duhet ta ndihmonte të tregohej më e ftohtë me situatën.
Më tej, Einxhel, Beniada, Arjola dhe të tjerët u pyetën për këtë çështje e veçanërisht për neglizhencën ndaj Egzonës, ato thanë se ishin të shqetësuara për çmendurinë në sjellje të Trixën dhe kjo i hutoi, duke ju larguar vëmendjen nga Egzona.
Donaldi u revoltua duke mbyllur diskutimin: “Ajo erdhi me sy të ënjtur të luante lojën dhe askush nuk e pyeti si është. Kjo nuk është njerëzore”./revistawho.com