Me dy prindër këngëtarë dhe madje mjaft të talentuar, pritej që e vogla Ameli të niste të këndonte që në vitin e parë të jetës, por nuk po ndodh kështu. Vetë Miriam Cani ka zbuluar sot pasionin e parë të vogëlushes dhe nuk është aspak muzika. Ameli dashuron librat. E ja tek e shohim në një foto ku ajo qëndron indiferente karshi lodrave e zgjedh një libër. Sigurisht që ajo është shumë e vogël për të dalë në përfundime se cilën rrugë do të zgjedhë por duke qenë e bija e dy personazheve kaq të dashur shqiptarë, ne do të jemi aty për të mësuar detaje speciale të bukuroshes Ameli. “Librat! Dashuria e saj më e madhe” shkruan Miriam krahas pozës së bukur që publikoi sot./ revistawho.com