Disa nga miqtë më të mirë të Hueyda El Saied janë mbledhur në një mbrëmje dedikuar saj ku është kënduar e kujtuar me shumë dashuri artistja që ka prekur aq shumë zemra. Ata kanë transmetuar disa video me foto e kujtime te Hueydës, e në vazhdim Eneda Tarifa dhe Mariza Ikonomi kanë interpretuar disa nga këngët e preferuar të saj, bashkë me miq të tjerë që janë bashkuar. Figura publike dhe jo, por të gjithë persona shumë afër zemrës së Hueydës e kujtuan për herë të fundit kështu, si një lamtumirë për artisten që populli e deshi aq shumë./revistawho.com