• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Miqësitë e vërteta ekzistojnë, Taylor një nga mbështetjet kryesore të Selena Gomez pas ndarjes nga Justin

Miqësitë e vërteta duket se ekzistojnë edhe në ‘Hollywood’. Këtë të paktën na ka treguar historia më e fundit që Taylor dhe Selena kanë zbuluar për publikun. Në një intervistë gjatë promovimit të dy këngëve të saj më të fundit, Gomez pohoi se projekti i saj më i fundit ‘Lose You To Love Me’ ishte një dedikim për ish-partnerin e saj, Justin Bieber ku kishte shpalosur të gjitha ndjesitë që kishte përjetuar nga marrëdhënia shumëvjeçare me të.

Nga ana tjetër, Swift tregoi publikishit se ishte shumë e lumtur për punën që Selena kishte realizuar, pasi ajo e dinte më mirë nga të gjithë historinë e tyre të dashurisë.

Selena pohoi se këngëtarja e njohur e ka ndihmuar ta kalojë periudhën e keqe pas ndarjes nga Justin, duke i qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. Taylor ka shtuar se ajo periudhë ka qenë e mërzitshme edhe për të gjithashtu, ndaj kjo situatë ka bërë që vajzat të kenë mbështetjen e njëra-tjetrës.

Kujtojmë se ‘Lose You To Love Me’ u kthye në një hit menjëherë dhe deri më tani numëron miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com