Kate Middleton dhe Princ William kanë pasur marrëdhënien perfekte që në fillesat e tyre. Kjo është vërtetuar nga deklaratat e dhëna prej miqve të çiftit, që i kanë njohur që në shkollë dhe kanë ndjekur me kujdes raportin mes tyre. “Kur Kate hynte në klasë apo kudo, William ishte gjithë sy e vesh. Ai e vëzhgonte dhe kur flisnin gjithçka rridhte lirshëm dhe shumë natyrshëm. Dukej sikur ishin të bërë për njëri-tjetrin”, janë shprehur miq të çiftit për ‘People’, me rastin e kopertinës speciale në nder të 10-vjetorit të martesës së tyre. Njohja e çiftit mbretëror ka nisur që në vitin e parë të kolegjit dhe që prej asaj kohe miqësia u transformua në shumë më shumë.
Që të kuptohet nëse kjo marrëdhënie është kaq e bukur sa flitet, mjafton të dëgjosh videot dhe intervistat e tyre së bashku. Kimia ndihet edhe tani pas kaq shumë kohësh./revistawho.com