• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Miqësi e rrallë, Soni Malaj dhe Elia Zaharia publikojnë momentet speciale krah njëra-tjetrës

Këngëtarja Soni Malaj dhe aktorja Elia Zaharia njihen për arritjet e tyre në sferën profesionale, por edhe për miqësinë e hershme me njëra-tjetrën. Dy figurat e njohura televizive kanë qenë gjithmonë bashkë në momente speciale, ndër to edhe martesa e Elias me Princ Leka Zogun e 2.

Së fundmi vajzat e njohura janë bërë bashkë sërish dhe pak nga momentet në shoqërinë e njëra-tjetrës i kanë ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’.

Të qeshura dhe të lumtura, Soni dhe Elia kanë transmetuar të gjithë pozitivitetin e tyre tek ndjekësit, komentet e të cilëve nuk kanë qenë të pakta. Sado largësi dhe shkëputje të kenë dy mikesha duket se asgjë nuk ndikon në ndryshimin e raporteve mes tyre. Një nga shembujt më të mirë publikë për ta treguar këtë janë edhe dy vajzat e njohura. /revistawho.com