• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ministri Klosi zgjedh këtë destinacion me familjen e tij: Kam dëshirë të ngjis më fëmijët malin e…

Këtë vit jo vetëm shqiptarët, por edhe personazhet publikë do të pushojnë shqip. E në fakt ministrat shqiptarë, që pas vitit 2013, e kanë të ndaluar të pushojnë jashtë Shqipërie. Këtë fakt e ka konfirmuar për “Pushime on Top”, vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

I pyetur nga moderatorët, Ori Nebijaj dhe Flori Gjini, se ku do të pushojë këtë vit, Klosi ka ndarë me teleshikuesit disa nga destinacionet e tij të preferuara. “Do të jemi me fëmijët në plazhin e Durrësit, që unë e vlerësoj shumë nga potenciali i madh që ka dhe padyshim fundjavat do të vazhdojnë të jenë në jug, tek i pazëvendësueshmi Dhërmi”, është shprehur Klosi.

I pyetur nga moderatori, Flori Gjini se cila ka qenë një nga aventurat që ai ka bërë dhe që mban mend, Klosi u shpreh: “Dikur i kam ndjekur sportet e aventurës, por tani do të më pëlqente shumë t’i çoja fëmijët te Mali i Tomorrit, dhe të bëjmë atë ecjen fantastike. Aroni dhe Ambla janë akoma të vegjël për të ecur disa orë, por unë do të doja që ti çoja edhe ne destinacione si Prespa, Valbona, etj”./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE