Miley Cyrus është shfaqur në kopertinën e ‘Interview Magazine’ së fundmi dhe fotot e saj na treguan versionin më seksi dhe rebel të këngëtares. Në ca prej tyre shfaqet topless, e në të tjera në poza seksi me të brendshme ku fokusi vihet tek seksualiteti i saj.
Gjatë intervistës ajo ka rrëfyer se njerëzit e komentojnë shpesh për zërin dhe aspak mirë. “Gjithë jetën time edhe pse kam marrë trajnime për zërin dhe shumë eksperienca të tjera, prap më thonë: ‘Pse tingëllon si burrë kur flet? Ku e ke falseton? Pse nuk e kap oktavën e lartë të ‘Party in the U.S.A”, ka rrëfyer ajo.
Ajo tregon se zëri i saj tregon kush ajo është në të vërtetë dhe si e sheh veten, ndaj këto deklarata për zërin e kanë prekur, por tashmë nuk i intereson më./revistawho.com