• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Miley Cyrus i habit të gjithë me deklaratën e saj: Nuk do sjell në jetë një fëmijë derisa…

Miley Cyrus së fundmi ka dhënë një intervistë për “Elle” në të cilën ka folur gjatë për veten e saj, pëlqimin që ka ndaj meshkujve dhe femrave si dhe për të ardhmen. Gjatë intervistës së saj për revistën e njohur, këngëtarja ka treguar se ngrohja globale ka ndikuar shumë në qëndrimin e saj për sjelljen e një fëmije në jetë. “Ne kemi bërë të njëjtën gjë me Tokën siç kemi bërë me gratë. Ne thjesht marrim dhe marrim prej saj dhe presim të prodhojë. Është e lodhur, ajo nuk mundet të prodhojë. Ne na është dhënë një planet i shëmtuar dhe unë refuzoj që këtë planet t’ua dorëzojë edhe fëmijëve të mi. Derisa të ndjejë se fëmijët e mi do të jetojnë në një tokë me peshq në ujë, nuk do të sjellë në jetë një tjetër fëmijë që duhet të përballet me këtë gjë”, është shprehur Miley.

Ajo ka shtuar se askush nga brezi i ri nuk dëshiron të sjellë në jetë fëmijë, sepse e di që Toka nuk mundet ta përballojë. Miley ka treguar se marrëdhënien e saj me Liam Hemsworth është unike, komplekse dhe moderne. Ajo ka konfirmuar se është në një lidhje me një djalë, por vazhdon të tërhiqet edhe nga vajzat. Kujtojmë se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në 24 dhjetor të vitit të kaluar. /revistawho.com