Miley Cyrus i bëri edhe njëherë tjetër të gjithë ta dëgjojnë me vëmendje. Edhe këtë herë për preferencat seksuale. Si një vajzë që i ka provuar të gjitha nga pak, Miley di të thotë vetëm një gjë: Vajzat janë shumë më sexy. Për episodin e ri të podcast-it ‘Call Her Daddy’, këngëtarja zbuloi se trupi e femrës i duket shumë më sexy se i mashkullit. “Më pëlqen forma trupore, mendoj se janë shumë të bukura, ndaj dal me to”, thotë ajo.
Miley ka pasur lidhje të ndryshme, si me femra edhe me meshkuj, por një nga ato që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë lidhja disa vjeçare me shumë ulje e ngritje që kishte me Liam Hemsworth. Ajo u martua me aktorin, por u ndanë pak pas dasmës./revistawho.com