• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mike prej shumë vitesh, Aurela ndan këtë performancë pranë Elit nga ‘Këngët e Shekullit’ 8 vite më parë

Dy artistet e njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe dhe Eli Fara gëzojnë një miqësi shumëvjeçare dhe kanë treguar gjithmonë edhe me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, por dhe intervistave konsideratën e madhe që kanë për njëra-tjetrën.

Së fundmi Aurela është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë një nga performancat e tyre në skenë të 8 viteve më parë.

“Përse të rrit mamaja ty. Po përse të zbukuron kaq shumë? A mos vallë t’i ka gjithkush zili ato buzë mos ato faqe. #Korca @elifaramari #2012 #kengeteshekullit”, ka shkruar Gaçe krah postimit ku shfaqet në skenën e Këngëve të Shekullit duke kënduar me Elin.

Dy vite më parë Gaçe dhe Fara kanë sjellë edhe projektin ‘Zemra Rratata’, me të cilin rrëmbyen vendin e parë në ‘Kënga Magjike’, këngë e cila u kthye menjëherë në hit. Me siguri të gjithë fansave të dyshes i mungon një tjetër bashkëpunim nga Aurela dhe Eli./revistawho.com