• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Midis punës dhe dashurisë, Dafina Zeqiri tregon pse i dha fund lidhjes me Dj Geek

Disa muaj më parë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë pas një sërë spekulimesh në rrjetet sociale. Ata ndanë foto dhe video të ndryshme krah njëri-tjetrit, duke treguar se ndiheshin shumë të lumtur.

Megjithatë duket se kjo romancë midis dyshes nuk ka zgjatur shumë dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështuqë u desht me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka pohuar vetë Zeqiri për revistën ‘Story’.

Nuk dihet nëse dyshja do të ketë një rikthim në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim./revistawho.com