• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Michelle Hunziker flet për dashurinë e vjetër, ja çfarë thotë për Eros Ramazzotti-n

Prezantuesja Michelle Hunziker ka folur sërish për ndarjen e saj nga Eros Ramazzotti. Sot ata të dy pas vitesh ndarje, vuajtjesh e një vajze kanë gjetur një ekuilibër. Në një intervistë për “Vanity Fair” biondja simpatike tregon se e bija Aurora është vendosur gjithnjë në plan të parë. “Për mua dhe Eros-in, ajo mbeti prioritet. Kemi jetuar gjithnjë 200 metra distancë nga njëri-tjetri dhe vajza nuk ka pasur kurrë probleme për të takuar mamin dhe babin. Ka mundur të bënte atë që donte. E dinte shumë mirë që unë do ta çoja tek ai. Ai është idhulli i saj dhe i tillë duhet të mbetet. Ndoshta për këtë arsye ime bijë më thotë sot se nuk e ka përjetuar keq ndarjen tonë”, ka rrëfyer Michelle. Ajo dhe Eros kanë mbajtur përherë një raport civil në të mirë të vajzës dhe sot kanë gjetur partnerë të rinj me të cilët kanë bërë fëmijë të tjerë. Vajza e tyre Aurora i adhuron të dy prindërit dhe është rritur e lumtur.

Michelle-Hunziker-e-Eros-Ramazzottimichelle-hunziker-eros-e-aurora-ramazzotti_302393

michelle-hunziker-aurora-ramazzotti-714602_tn