• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Michelle dhe Barack Obama do realizojnë një serial komedi për Donald Trump

Barack dhe Michelle Obama do të bashkohen me aktorin e humorit Adam Conover për të prodhuar një serial të ri komedi të përqendruar rreth qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.

Kompania e produksionit të Barack dhe Michelle Obama “Higher Ground Productions” ka siguruar një marrëveshje me Netflix për serialin. Me titull “The G Word with Adam Conover”, seriali do bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”, i cili hulumton kalimin e pushtetit nga administrata e Obamës tek Donald Trump pas zgjedhjeve të vitit 2016 dhe të gjithë kaosin që erdhi së bashku me të.

Seriali “The G Word me Adam Conover” do të fillojë prodhimin në fillim të vitit 2021.