• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mia feston ditëlindjen dhe mami Emina po kujdeset të jetë çdo gjë ashtu siç ka dëshiruar vogëlushja

Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, publikon herë pas here foto të ndryshme në llogarinë në ‘Instagram’, krah vajzave të saj dhe bashkëshortit. Së fundmi Cunmulaj ka ndarë me të gjithë një foto me Mian, ku duket se ka nisur përgatitjet e para për ditëlindjen e vogëlushes, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Dikush është kaq e emocionuar për festën e ditëlindjes dhe unë jam këtu për ta rregulluar atë, ndërkohë që po më dalin disa thinja. Pse e ngatërroj veten në këto situata, ju betohem se duken më të thjeshta kur i porosit për t’i bërë dikush tjetër”.

Menjëherë pas këtij postimi të Cunmulaj, kanë qenë të shumta urimet që kanë mbërritur në foton e vogëlushes për ditëlindjen e saj.

Kujtojmë se Emina ndan herë pas here momentet më të veçanta pranë vajzave të saj në ‘Instagram’, duke treguar për të gjithë se tashmë ato janë impenjimi kryesor dhe dashuria më e madhe e modeles. Ajo zgjodhi të largohej nga modelingu për t’iu dedikuar plotësisht familjes së saj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE