Nuk ka asgjë më të bukur se të shijosh takimet me të dashurin e zemrës në verë. Kjo sepse kur temperaturat janë të larta dhe moti nuk të privon ke më shumë mundësi të vizitosh vende të ndryshme, të shijosh pijet e të kombinohesh plot ngjyra siç do dëshiroje për të realizuar një takim ëndrrash.
Megjithatë pandemia mund të ndikojë në mënyrën se si mund ta konceptoni dhe ta realizoni takimin tuaj. Ne ju sjellim më poshtë disa ide takimesh të thjeshta, gazmore për të shijuar siç duhet aventurat e kësaj vere që po vjen:
1- Bëni një piknik me ushqime të freskëta me vete në natyrë
2- Shijoni një koktejl pranë detit
3- Bëni xhiro me biçikletë së bashku
4- Ngjisni një mal ose një vend që ju pëlqen të dyve
5- Vizitoni një muzeum dhe eksploroni historinë e tij
6- Prenontoni një dhomë hoteli në minutë të fundit
7- Kaloni një ditë në plazh bashkë
8- Shijoni një koncert në natyrë ku muzika është në maksimum
9- Shijoni disa gota verë duke ecur në natyrë në perëndimin e diellit
10- Shkoni në një dyqan çokollatash apo ëmbëlsirash së bashku/revistawho.com