Trekëndëshi i dashurisë “Antonela – Mevlan – Ledjana” vazhdon…Arsyeja është vetë Mevlani, i cili nuk po bën dot një zgjedhje mes dy vajzave. Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i tij me Antonelën, por përpara se të gjithë të ndiqnin si shkoi takimi, Ledjana u shpreh se ishte penduar që i kishte qëndruar ftohtë Mevlanit dhe i dhuroi një puthje.
Mevlani ndërkohë kishte përgatitur një surprizë për Antonelën duke i dhuruar asaj lule. Ledjana u prek dhe u largua nga studio duke u shprehur se ndihej e tepërt.
Ishte Mevlani ai që e riktheu në studio ndërsa Ledjana tha se ka një pëlqim të vërtetë e të fortë për të.
“Më shumë më preku letra se sa lulet. Më le të kuptoj që ai e ka bërë një diferencim, të bëj një diferencë që edhe unë të mos mërzitem, dikush se ka problem por unë nuk mundem.Duhet të reflektoj me veten time dhe mos ta jap veten time aq shumë, është një dobësi e imja. Është e qartë që unë kam një pëlqim të fortë për të që unë zhgënjehem vazhdimisht në çdo veprim që ai bën”-tha Ledjana.