• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Mevlani e merr fajin përsipër për ndarjen nga Ledjana

Mevlani e ka marrë të gjithë fajin përsipër duke u shprehur se vajzat nuk kanë asnjë faj, por ai jep shumë dhe merr pak. I ftuar sot në rubrikën “N’fermë” me Ervin Kurtin, Mevlani tërthorazi foli për ndarjen.

I pyetur nga Ervin Kurti se pse i është lënduar zemra, Mevlani u përgjigj: “Nga mendtë e mia se vajzat nuk kanë faj. Unë e kam fajin”.

“Domethënë fajin për të gjitha ato që ndodhën me Ledjanën e ke ti?”-vazhdoi gazetari.

“Nuk e di për cilën e ke fjalën ti, por në përgjithësi në jetën time jap shumë e marr pak. Kjo është gabim”, u përgjigj Mevlani.