• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Mevlani dhe Ledjana po marrin vendimin që publikut nuk do t’i pëlqejë aspak

Mevlanin dhe Ledjanën mund të mos i shohim më në “Përputhen”. Çifti ka treguar në puntatën e sotme se po mendojnë ta vazhdojnë jashtë lidhjen e tyre, pa kamera dhe pa sytë e publikut. “Po vjen fundi”-tha Mevlani, i cili ka qenë pjesë e emisionit që prej ditës së parë të këtij sezoni. Konkurrenti u shpreh se për të dhe Ledjanën do ishte më e lehtë ta vazhdonin historinë e tyre të dashurisë pa presionin e publikut dhe kamerave.

Një vendim të tillë e mbështeti plotësisht edhe Ledjana, e cila e ka treguar disa herë se ndihet në siklet me kamerat ndezur.

Mevlani nuk harroi që në këtë puntatë të veçantë ta surprizonte Ledjanën me një letër, kërcim romantike e puthje.