• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mesude plagos Kemalin, ky i fundit bën rrëfimin tronditës, të hënën në “Lule të vetmuara”

Serkan shkon të kërkojë ndihmë teksa Xhemre lutet të mos vdesë. Serkan me ndihmën e dy burrave arrin të shpëtojë Xhemren. Mesude përfiton nga rasti që Kemal nuk ndodhet në shtëpi dhe çohet në këmbë për të marrë një thikë. Kur Kemal kthehet në shtëpi tronditet kur e sheh Mesuden në këmbë. Mesude godet Kemalin me thikë dhe e pyet ku është Ejlyli. Kemal i rrëfen Mesudes se ai e ka dashur gjithmonë Ejlylin. Mesude e tronditur e godet për herë të dytë Kemalin. Nazan shkon në shtëpinë e Mesudes dhe sheh çfarë ka ndodhur. Feride mëson se Kemal u përpoq të vriste Serkanin dhe Xhemren. Gynej shtiret para së ëmës sikur e ka harruar Songylin. Zehra thur planin e rradhës kundër Songylit. Kemal dërgohet në spital me urgjencë. Policia gjen prova që vërtetojnë se Ejlylin e ka rrëmbyer Kemali./revistawho.com