Mesude pëson një incident duke bërë punët e shtëpisë. Ajo rrëshket nga shkallët dhe përfundon në spital. Feride dhe Toprak kurorëzohen në martesë. Në ditën e tyre më të rëndësishme ata mbledhin bashkë të afërmit dhe vajzat e jetimores. Neriman bëhet dëshmitare e martesës së Ferides. Ejlyl mëson se e ëma ka përfunduar në spital. Ajo tronditet kur mëson se Mesude është paralizuar dhe e ka humbur foshnjën. Kemal përfiton nga gjendja e Mesudes për të bërë ligjin në shtëpi. Ai nuk lejon mikeshat e Ejlylit të vizitojnë Mesuden. Kjo e fundit tani po e sheh fytyrën e vërtetë të Kemalit. Feride dhe Toprak shkojnë me muaj mjalti por gjërat nuk shkojnë siç kishin menduar./revistawho.com