• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Mesude” në pritje të ëmbël në jetën reale, aktorja tregon barkun e rrumbullakosur

Aktorja turke Derya Artemel, e njohur si Mesude nga seriali “Lule të vetmuara”, është në pritje të ëmbël në jetën reale. Aktorja 39-vjeçare e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe shkruan se është 36-javëshe shtatzënë. Artemel ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe miqtë, mes tyre edhe nga aktorja Biran Damla Yilmaz e cila luan rolin e eEjlylit dhe aktorja Gokce Akyildiz e njohur si Songyl. Derya Artemel në jetën reale është e martuar me aktorin Mehmetcan Diper. Derya dhe Mehmetcan u martuan dy vite më parë. Çifti publikon shpesh foto krah njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe nuk mungojnë deklaratat e dashurisë./revistawho.com