• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme

Pse burrat pëlqejnë gratë me të mëdha? Edhe për këtë ka një studim!

Vite më parë nuk ishim mësuar të shihnim meshkuj që lidheshin me gra më të mëdhaja në moshë, ndërsa sot mosha është diçka që nuk vihet re shumë. Madje disa burra, tërhiqen më tepër nga gratë më të mëdha në moshë. Pas një studimi, ‘Bright Side’ sjell arsyet e këtij fenomeni.

– Gratë e mëdhaja në moshë e dinë mirë çfarë duan.

Meshkujt tërhiqen nga qëllimet e saj të forta për të arritur gjëra që do në jetë si dhe nga fokusi i saj.

– Gratë më të mëdha dinë më shumë gjëra rreth jetës.

Duke qenë se kanë më shumë eksperienca në jetë, lidhje apo çdo gjë tjetër, i jep meshkujve mundësinë të mësojnë gjëra të reja prej saj.

– Janë të sigurta në vetvete dhe indipendente.

Gratë më të mëdha në moshë janë shumë të sigurta në vetvete dhe janë të lumtura. Gjithashtu e shijojnë vëmendjen e një mashkulli duke u fokusuar dhe në gjëra të tjera.

– Janë më të ‘rritura’ kur vjen puna tek emocionet.

Ato dinë si të reagojnë në situata të ndryshme dhe dinë të kontrollojnë emocionet e tyre.

– Janë të mira në gatim.

Gratë e mëdhaja në moshë janë të zonja në gatim dhe preferojnë ende të përgatisin ushqim për mashkullin e tyre, ndryshe nga femrat e vogla në moshë./revistawho.com