• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mes vezëve shumëngjyrëshe në shtëpitë e tyre, VIP-at shqiptarë i urojnë kështu Pashkët Ortodokse

Besimtarët e krishterë kanë festuar ditën e sotme Pashkët Ortodokse, duke ndarë me njerëzit e tyre më të dashur urimet më të ndjera dhe të sinqerta.

Edhe postimet e ndryshme nga personazhet e njohur shqiptarë nuk kanë munguar. Shumë prej tyre duke ndarë shportën e vezëve të ngjyrosura, apo foto të njerëzve të tyre më të dashur kanë uruar të gjithë ndjekësit e tyre.

Fiori Dardha publikoi një foto pranë djalit duke shkruar këto fjalë: “Vjet ma theu vezën Abeli. Këtë vit nuk mundëm ta bënim ritualin, por sot është dita e shpresës, dita për ta patur shpirtin plot gëzim. Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkët”.

Eli Fara ndau një foto me vajzën e saj, Marinën, krah së cilës shkruan: “Gëzuar Pashkët”.

Endri Prifti publikoi një foto në të cilën uronte: “Gëzuar Pashkët. Për shumë vjet Gëzuar. Krishti u ngjall”.

Renato Mekolli ndau një foto të vezëve të kuqe në shport, krah së cilave shkruante: “Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë kudo që ndoheni”.

Anxhela Peristeri ndau me ndjekësit pamjen nga shtëpia e saj ku dallonin vezët e kuqe dhe qirinjtë e ndezur. “Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Zoti qoftë me ne në këto kohë të vështira. Amin”, shkruan këngëtarja krah postimit në ‘Instagram’.

Olti Curri publikoi një foto të vezëve shumëngjyrëshe duke uruar me këto fjalë: “Gëzuar Pashkët besimtarët ortodoksë. Zoti bekoftë shqiptarët”.

Këngëtari i njohur, Gena ndau një foto me qirinjtë e ndezur krah të cilës shkruan: “Miqt e mi ju uroj nga zemra Pashkë të begata. Të keni gjithmonë shëndet dhe lumturi në familjet tuaja. Zoti e bekoftë gjithë botën”.

Rudina Magjistari publikoi një foto me ëmbëlsirën e Pashkëve, vezën e kuqe dhe dorën e të voglës së saj në to.

Poni i priti këto Pashkë në qytetin e Vlorës, nga ku uroi dhe të gjithë ndjekësit e saj. “Të gjithë ata që festojnë Pashkët ortodokse, ju përshëndes e gëzuar. Në mënyrë të veçantë motrave, vëllezërve tanë në Eladha”, ka shkruar Poni.

Manjola Nallbani tregoi krah urimit të saj se vezët e Pashkëve ia sjell çdo vit kunata e saj.

“Gëzuar. Vezët e Pashkëve mi sjell çdo vit kunata”, ka shkruar artistja krah fotos në ‘Instastory’./revistawho.com