Marrëdhënia mes PM dhe Sarah ka marrë një rrjedhë të vështirë së fundmi. Javën e kaluar ata habitën me deklaratat kundrejt njëri-tjetrit, teksa bloggerja tha se nuk do lidhet me Pajtimin, ndërsa vetë ai tha se nuk e sheh Sarah si femrën e tij. Megjithatë, ka pasur gjeste romantike mes tyre duke lënë të kuptohet se gjërat mund të shkojnë prap në vend.
Sot të rinjtë janë përfshirë në një debat të ashpër si asnjëherë. Sarah i ka kujtuar PM deklaratën e bërë prej tij, ndërsa ai i ka thënë se ato fjalë i tha sepse u prek nga fakti që Sarah deklaroi se nuk do lidhej me të. “Të kam ndjekur në shtëpi për të të puthur”, i ka thënë më tej PM, duke e acaruar më shumë situatën.
Sarah nga ana tjetër i ka thënë banorëve mos ta diskutojnë me këtë temë./revistawho.com